FBI-ja dhe CIA-ja po hetojnë qindra të dyshuar të mundshëm për një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë në historinë e CIA-s, raporton “CBS News”.
Publikimet e fundit të faqes investigative “WikiLeaks”, të cilat përmbanin mijëra dokumente të fshehta, zbuluan mjetet e spiunimit të CIA-s,

Tashmë mësohet se hetimi dhe kërkim i përbashkët i të dyja agjensive të inteligjencës , për burimin që e ndihmoi “WikiLeaks” të publikonte “ “Vault 7” ka filluar zyrtarisht , njoftoi korrespondenti i CBS News .

Publikimi i “WikiLeaks” muajin nxori në dritë arsenalin digjital të CIA-s për përgjimet në sistemet kompjuterike, telefonat dhe televizionet.

Mijëra skedarë “top secret”  që ishin të ruajtura brenda një “sekti shumë të sigurt të agjencisë së inteligjencës” u vunë në dispozicion të botës falas nga “WikiLeaks”.