Federata e Futbollit të Maqenisë ka përbuzur klubin e Shkëndijës dhe tifozëve të saj të njohur si Balistët.

Në finalet e çdo kompeticioni Europian dhe Botëror, 2 skuadrave finaliste ju ndahen nga 30% te biletave të kapacitetit të stadiumit, ndërsa 40% tjetër nxiret në shitje për publik neutral!

Në këtë rastë ka ndodhur e kundërta skuadrës finaliste i ndahen 6% bileta të kapacitetit të stadiumit.

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës po afron, ndërsa FFM dhe skuadrat respektive po bëjnë përgatitjet e fundit para finales së 17 majit që do të zhvillohet në Strumicë.

Por paralelisht me ta, përgatitjet e tyre pa dyshim se janë duke i bërë edhe tifo grupet e këtyre dy skuadrave, “Ballistët” e Shkëndijës dhe “Çkembari” të Pelisterit. Megjithatë që të dyja këto grupe e kanë pranuar shumë rëndë lajmin se Federata e Futbollit për skuadrat e tyre ka ndarë nga vetëm 300 bileta, që është skandal në vete.