Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një fëmijë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj është goditur nga një plumb bredhës në këmbë.
“Një mashkull K/Shqiptar (fëmijë) është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti është goditur në këmbë nga një plumb bredhës. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport të policisë.
Fëmija goditet në këmbë nga plumbi, dërgohet në QKUK
