Studimi i ri zbulon se, fëmijët e lindur nga nënat që kanë qenë në vitet e 30-ta, kanë mundësi të jenë më të mirët në klasë.
Por, e njëjta nuk ndodhë edhe me ata fëmijë, që kanë lindur kur nënat e tyre ishin në viteve e 40-ta.

Ata janë më pak të zgjuar dhe trupi i tyre është i prirë për mbipeshë.

Këtë përfundim e kanë sjellë zyrtarë nga Shkolla Ekonomike e Londrës, në bazë të një hulumtimi me 18,000 fëmijë.

Studiuesit kanë shikuar të dhënat e fëmijëve, duke marrë parasysh, moshën e nënës së tyre, se kur ajo ka lindur.

Femrat që lindin në të 30-at, janë më të freskëta dhe të relaksuara, ndërsa të ardhurat dhe shkollimi saj nuk mungojnë.

Sipas studimit, gratë që kanë lindur fëmijë, pas viteve të 40-ta, del të jenë më të lodhura, derisa kujdesi tyre mbi fëmijën, lë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.