Lincoln City është në festë. Skuadra lidere e ligës së pestë të Anglisë, Lincoln City, ka hyrë në histori të FA Cup.
Lincoln bëri befasinë duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Premierligës Burnleyn në kuadër të FA Cup, për të siguruar kalimin në çerekfinale të kësaj gare.

Kështu, Lincoln, bëhet skuadra e parë e ligës së pestë që arrin në këtë raund në 103 vitet e fundit, diçka që kishte bërë Swindon në sezonin 1911/1912, kur kishte arritur deri në gjysmëfinale të kësaj gare.