Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë festuar si të çmendur fitoren ndaj Izraelit me rezultat të thellë 3:0.
Kuqezinjtë u mundën në ndeshjen e parë ndaj hebrenjve me të njëjtin rezultat në Elbasan, por luajtën me dy lojtarë më pak.

Megjithatë, pas këtij revanshi dhe loje të bukur, ata kanë pozuar të bashkuar në dhomat e zhveshjes.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes është futur dhe presidenti i federatës, Armando Duka, i cili ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke i përgëzuar çunat për lojën e zhvilluar dhe personalitetin e treguar në fushë.

Në fund të fjalimit nuk kanë munguar as duartrokitjet nga ana e futbollistëve. /Express/