Lideri i VMRO-së ka marr mundin që me pompozitet ta bëjë në mënyrë ekskluzive hapjen e Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike.

Në ditë kur po promovohet ky objektë, shqiptarët harrojnë se ai është ndërtuar në vend të Xhamisë së njohur Ibni Pashko në Shkup.

Në vitin 2009, qeveria e athershme duke shkelur në mënyrë flagrante procesin e decentralizimit uzurpoi  lokacionin historik të xhamisë së njohur dhe në vend të saj vendosi themelet e objektit të ri të filharmonisë.

Atë kohë, reagimet e BFIM-së nuk u morrën parasysh, e pse ky institucion ofroi dëshmi dhe dokumentacionin për pronën në fjalë.

Në reagim theksohej se qeveri e Maqedonisë po vazhdon përpjekjet për crrënjosjen e Kulturës Islame në Shkup dhe zëvendësimin e saj me objekte tjera pa identitet.

Agjencia e lajmeve INA vazhdimisht ka alarmuar edhe zhdukjen e momunemteve historike dhe kulturore të cilat u takon Ilirëve, shqiptarëve, por që politika shqiptare në Maqedoni heshti dhe nuk pati forcë ti ndaloj.

Për pasoj gjurmët Ilire në Shkup tashmë janë zhdukur, ndërsa me projektin Shkupi 2014 është krijuar një arqitekturë shunti pa identitet dhe pa asnjë vlerë artistike, historike e shkencore./ina/