Prej mesnatës ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, transmeton Portalb.

Dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i LSDM-së, Zoran Zaev, i PDSH-së Menduh Thaci dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, dje nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Ashtu edhe sikur në të kaluarën, gjatë fushatës zgjedhore pritet që të rritet intensiteti i fyerjeve, urrejtjeve dhe sulmeve mes partive, ndërkaq në media vazhdimisht do të sillen porositë e partive politike të cilat ua drejtojnë njëra tjetrës, transmeton Portalb.

Gara më e nxehtë në bllokun shqiptar, do të jetë në njësinë numër gjashtë, ky do të përballën krerët e BDI-së, PDSH-së, Lëvizjes BESA dhe LR-PDSH-së, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, ndërkaq te blloku maqedonas në njësinë numër katër, do të përballen lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin  pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicione dhe gjashtë parti.

Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë.