Sapo ka filluar të mbahet takimi konsultativ i shefave të grupeve parlamentare me kërkesë të kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Të parët që arritën në kuvendin e Kosovës janë deputetët e Listës Serbe.

 

E menjëherë pas Listës Serbe në këtë takim janë parë edhe koalicioni PAN.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, derisa Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë, pasi që takimi sipas tyre është i panevojshëm.