Oliver Ivanoviq ka munguar të premten në gjykimin ndaj tij. Kjo sepse seanca është zhvilluar në të njohurën si rruga e Kovaçëve, aty ku ka ndodhur vrasja e 31 personave në prill 1999.
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare serbe SDP ishte dënuar me 9 vjet burgim për këtë rast, por procesi u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Njëri nga dëshmitarët kryesorë të ekzekutimit të shqiptarëve në ‘‘99, kujton atë çfarë ka ndodhur më 14 prill.