Forcat properëndimore në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë duke kërkuar largimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti, thonë burime në këtë parti.

Ato vlerësojnë se incidentet e një pas njëshme tregojnë se Ali Ahmeti ka dështuar në menaxhimin e strukturave partiake dhe se nuk ka më autoritet, prandaj duhet të largohet, kurse në vend të tij të vijë një figurë që ka ndikim te anëtarësia.

“Incidenti i fundti nxorri në shesh dyshime se Ali Ahmeti është direkt fajtor për vrasjen që ndodhi. Për këtë arsye, Ali Ahmetin tani janë duke e përkrahur vetëm forcat proruse në BDI, kurse forcat pro NATO dhe BE janë kundër tij”, ka thënë një burim partiak. /albeu.com