Reformat të cilat duhet ti realizojë qeveria e re duhet të ndahen në reforma urgjente të cilat nuk kërkojnë diskutime për ndryshime të mëdha buxhetore, dhe reforma të ndërlikuara që kanë të bëjnë me shoqërinë demokratike të Maqedonisë, mendon profesori universitar Lubomir Frçkovski.

Për grupin e parë të reformave për të cilat Frçkoski mendon se janë urgjente, është ndryshimi i ligjit për personat me nevoja të posaçme dhe zgjidhja e problemit me punëtorët e falimentuar.

Ai shton se nevojitet të sjellët edhe ligj i cili do ta anulojë ligjin për lustrim, me të cilin qytetarët e dëmtuar nga ky vendim ligjor aktual do të kenë mundësi ta padisin shtetin thotë profesori Frçkoski. Në këtë grup të reformave urgjente profesori i vendos edhe ndryshimin e prokurorëve, ligjeve për PPS dhe siç thotë, spastrim sa më të shpejtë të strukturave të MPB-së të cilat janë të lidhura me botën kriminale në vend.
“Lenta e dytë e reformave ka  të bëjë me raportin e PRIBE-së dhe përrallën tonë demokratike. Këtu kemi edhe ligjin për arsimin e lartë, ligjin për rizgjedhje në gjyqësi, pastaj ndryshime në ligjin për abortim, si dhe kthimin e formave liberale.

Nevojitet depenalizim i përgjithshëm që do të thotë ulje të dënimeve, të të gjitha dënimeve, ka dënime tepër të mëdha për të cilat ju nuk jeni në dijeni. Heqje të rrjetit të disa universiteteve partiake që u hapën për të thithur të holla, dhe e shkatërrojnë cilësinë e arsimit normal shtetëror, si dhe çlirimin e mediave”, tha Lubomir Frçkovski, profesor universitar./tv21