Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar ashpër aktet aspak sportive të tifozëve në ndeshjen me Italinë, të cilat sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

“Veprime tërësisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kanë aspak lidhje me tifozët e shkëlqyer shqiptarë. Ajo ngjarje në sektorin e tifozëve të grupimit ILLYRIAN cenoi rëndë imazhin fantastik të tifozëve tanë të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të skuadrës duke ndenjur afër saj me korrektësi dhe si një lojtar i 12-të për këtë ekip”, thotë FSHF.

FSHF thotë se nuk pajtohet kategorikisht me një anti-sportivitet të tillë në stadiumin e Palermos dhe njëherësh i transmeton skuadrës, kolegëve, tifozëve dhe mbarë qytetarëve italianë ndjesën e saj të sinqertë për incidentin e shëmtuar, duke cenuar standardet, transmeton TCH.

Më tej në deklaratë Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se është marrë vendimi të mos jepet më dhe të mos shpërndajë më asnjë biletë për në stadium, anëtarëve të grupimit “ILLYRIAN ELITE”.