Moti nesër do të jetë me vranësira, pasdite me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës nga pesë deri në 11 gradë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se nga e diela rajoni ynë do të jetë nën ndikim të masës relativisht  të ftohtë dhe të lagësht ajrore, gjegjësisht nën valë  dëbore. Priten reshje kryesisht nga bora, vetëm në pjesët juglindore të vendit përkohësisht reshjet do të jenë nga shiu dhe dëbora.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një deri në katër, ndërsa ajo e ditës nga zero deri në pesë gradë Celsius.

Deri të martën kudo pritet formim i mbulesës së dëborës, ndërsa nëpër male do të ketë rritje të konsiderueshme të saj. Reshje të rrëmbyeshme të borës priten  në pjesët jugore dhe lindore të Maqedonisë.