Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvillon stërvitjet e fundit para përballjes me Spanjën në Granadë. Ndërkohë në mesditë gjatë ditës së premte, kur futbollistët e tjerë kishin kohën e lirë për aktivitete të ndryshme ose vetëm për relaks, 4 futbollistët shqiptarë ishin në vizitë të Qendrës Islamike në Granadë, për të parë për afër xhaminë e vetme në këtë rajon, i cili është rindërtur në vitin 2013. Drejtuesit e këtij institucioni ishin të befasuar me ardhjen e papritur të futbollistëve të Maqedonisë, por të gëzuar me interesimin e tyre. Andaj , drejtuesit e këtij insitucioni islamik shpalosën të gjithë detajet, vendet dhe monumentet historike të lidhura me xhaminë në Granadë. Në vizitën e shkurtër të ekspeditës nga Maqedonia ishin: Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, së bashku me gazetarët shqiptarë.