“Anëtarë të ushtrisë serbe SAJ drejt kufirit me Kosovën (“Pripadnici SAJ idu na granicu s Kosovom” dhe “ALO! SAZNAJE Pripadnici SAJ idu na granicu s Kosovom“)  është titulli i gazetes serbe Alo e cila shkruan se janë parë lëvizje të ushtrisë. Ato forca janë të njësive anti-terror SAJ, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sipas Alo, të dielën pasdite janë parë lëvizjet e ushtrisë së Serbisë në kufirin administrativ me Kosovën. Katër automjete të blinduara kanë kaluar të përcjella nga policia.

Si “Alo” edhe mediat e tjera në Serbi flasin për instalimin e këtyre forcave të mëdha në Luginë, kufi me Kosovën. Siç “Alo” ka mësuar, është e vërtetë se aty kaluan automjete të blinduara, por jo të ushtrisë serbe, por të njësisë speciale anti-terror SAJ të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Të dielën, ka pasur një sesion të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, i cili kryesohet nga Presidenti i Serbisë. Tomislav Nikoliç në fund të seancës iu drejtua gazetarëve dhe tha se Serbia, nëse është e nevojshme, për të dërguar ushtrinë në Kosovë për të parandaluar vrasjen e popullatës serbe.


Më herët edhe agjencia e lajmeve Telegra ka njoftuar se :

Tanke e blinda serbe nisen drejt kufirit me Kosovën

Automjete të blinduara dhe tanke të ushtrisë serbe kanë patrulluar mëngjesin e sotëm gjatë autostradës Nish­Beograd, në Serbi. Kanë qenë raportime nga qytetarë të ndryshëm që kanë filmuar edhe lëvizjen e automjeteve të rënda përgjatë rrugës.

“Autostrada Nish – Beograd. Mjete të ushtrisë serbe duke ikur drejt kufirit të Kosovës. Me qindra automjete si këto i kemi parë gjatë gjithë rrugës. Njofto shqiptarët e Kosovës se i hongri dreqi edhe ni herë”, – shkruan një dëshmitar, i cili ka sjellë edhe pamjet filmike në redaksinë e JOQ.

Më herët, lexuesit e ditores serbe Alo, që jetojnë në Serbi, thonë se pranë kufirit me Kosovën kanë arritur njësitet SAJ (Forcat Speciale Anti­Terroriste të Serbisë), transmeton Telegrafi. Sipas tyre, lëvizje të tilla më parë të këtyre formacioneve nuk janë vërejtur.