Një person nga Ohri, është gjetur i vdekur në afërsi të plazhit “Saraishte”, që ndodhet në pjesën e vjetër të Ohrit.

Trupi i pa jetë i 61 vjeçarit është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 nga pushuesit tjerë dhe menjhërë është njoftuar policia.

Menjehërë në vendin e ngjarjes ka arritur policia, ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Arsyet dhe rrethanat ende nuk dihen, të njëjtat do të mësohen pasi të kryhet obdukcioni.