Trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në një shtëpi në bulevardin Nënë Tereza.

Policia informon se dje rreth orës 8.30, një kalimtar rasti ka vërejtur trupin e pajetë në një shtëpi të braktisur në bulevardin Nënë Tereza karshi Institutit për sëmundje e mushkërive.
Rastin në polici e ka denoncuar qytetari, ndërsa pas hetimit trupi është dorëzuar për obduksion.

Tani për tani nuk ka informacione për identitetin e personit të vdekur e as për arsyet e vdekjes.