Drejtori i klubit spanjoll Valencia, Suso Garcia Pitarch ka konfirmuar se Simone Zaza është njëri nga objektivat e klubit, pasi West Ham pritet ta kthejë te Juventusi.

Sulmuesi italian u huazua te West Ham United për 5 milionë euro me opsion për të blerë për një tjetër shumë prej 20 milionëve që do të bëhet i detyrueshëm pas 14 paraqitjeve.

Megjithatë, ‘Hammers’ duket të përgatitur ta largojnë Zaza që në janar, në mënyrë që ata nuk do të duhet që ta aktivizojnë klauzolën dhe të mund ta dërgonin atë përsëri te Juve, por interesim për të ka shprehur Valencia.

Është e vërtetë se ai ishte në rend të ditës tashmë në verë”, tha Pitarch për  Marca.com, përcjell Telegrafi

“Ne pëlqejmë Simonen, trajneri pëlqen atë dhe ai është një nga objektivat tona. Sa për shanset e nënshkrimit të tij, kjo do të varet nga kushtet”, përfundoi drejtori i Valencias.