Së fundmi të gjithë iu kthyen kundër asaj dhe motrës së saj të vogël Kylie për linjën e tyre të fundit të bluzeve.

Dy motrat Jenner nxorrën një linjë bluzesh në të cilat shfaqeshin gjithë ikonat e muzikës, ndër to edhe reperat Tupac dhe Biggie, me fytyrat e Kylie dhe Kendall të vendosura mbi to. Diçka e tillë u konsiderua mungesë respekti jo vetëm nga fansat e ndryshëm po edhe nga familjarët e artistëve.

Megjithatë duket se Kendall nuk shqetësohet aspak, madje ajo është fotografuar shumë e qeshur në rrugët e Los Angeles gjatë ditës së djeshme. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por ajo nuk e ka vrarë mendjen as për këtë periudhë të shkurtër.