Prokuroria speciale deri në këtë moment ka parashtruar 25 ankesa lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore të Shkupit për paraburgimet dhe masat e sigurisë që i kërkoi në fund të qershorit.
Ky nuk është numri përfundimtar i ankesave pasi nuk janë përfshirë ankesat për vendimet për rastin “Titanik”. Ankesat e fundit të parashtruara në orët e vona të pasdites janë për paraburgimet e refuzuara për Mijallkovin, Gruevskin, Jakimovskin si edhe dy persina të akuzuar për rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Sipas kësaj statistike, Prokuroria Speciale praktikisht ankohet për të gjitha propozimet që nuk i pranoi Gjykata. Por, ankesa ndonëse jo-zyrtarisht, me siguri do të dorëzojë edhe pala mbrojtëse për pasaportat e marra. Sidoqoftë deri në këtë moment asnjë ankesë nuk ka arritur në Gjykatën e Apelit.
Ende nuk ka arritur asnjë ankesë nga Prokuroria Speciale ose nga të akuzuarit lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi I, për të cilat interesoheni. Gjykata e Apelit do t’i shqyrtoj ankesat në afatin ligjor prej 48 orëve, nga momenti kur do të pranohen– bëjnë me dije nga Gjykata e Apelit Shkup.

Arsyeja që ankesat nuk kanë arritur në Apel është se procedura shkon përmes Gjykatës Themelore, përkatësisht pasi të jetë kompletuar dokumentacioni e tërë lënda dorëzohet në Gjykatën më të lartë. Kështu, është e sigurt se vendimet e Apelit nuk duhet të priten më herët se fillimi i javës së ardhshme. Ndryshe, gjykatësja Monika Bahçanovska ka kërkuar të përjashtohet nga vlerësimi i aktakuzës në dy lëndë të PSP-së, “Trust” për Sead Koçanin dhe “Total” për Dragan Pavlloviq – Latas.

Gjykata konfirmoi se kërkesa e saj është pranuar, ndërsa lëndët u janë shpërndarë gjykatësve Marjan Grubisha dhe Dragan Nikollovski. Bahçanovska, e cila është bashkëshorte e Vlladimir Bahçanovski, zyrtar i lartë në VMRO-DPMNE dhe drejtor i lotarisë shtetërore nuk ka kërkuar përjashtim për lëndët “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura”, në të cilat, mes tjerash, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska./Gazeta Express/