Gjykata Penale ka dërguar në Prokurorisë Speciale marrëveshjen e Zvonko Kostovskit, i dënuar në rastin “Puçi”.
Ekipi i Janevës e ka kërkuar këtë marrëveshje për shkak të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë së dërguar pranë Supremes.

Përmes kësaj marrëveshje duhet të rishqyrtohet ligjshmëria e aktgjykimit të të dënuarit të vetëm në rastin “Puçi” i cili mori dënim me burg prej 3 viteve pasi ka bërë marrëveshje me Prokurorinë Publike të Marko Zvërlevskit.

Në rastin ”Puç” të paditurit Zvonko Kostovski i është shqiptuar vendimi për 3 vite burg.
Prokuroria Speciale Publike në janar të këtij viti hoqi dorë nga ky rast për shkak se në rastin tjetër ”Fortesa” i kanë gjetur të gjithë faktet e duhura dhe do të vazhdohet me të njejtën.

Sipas Speciales, provat e siguruara në rastet “Fortesa” dhe “Target” janë të kundërtat me ato që janë ofruar në rastin “Puçi”.