Gjykata Themelore Shkup 1 ka njoftuar se ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Transporter” dhe se do tëcaktohet një termin për fillimin e procesit gjyqësor të cilin do ta ushëheq gjykatësja Lidija Petrovska.
“Këshilli për vlerësim të aktakuzave pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup i cili ka vepruar në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të veprave kriminale të lidhura dhe që dalin nga përgjimet  kundër 21 personave për rastin e njohur në publik “Transporter”, pas pranimit dhe shqyrtimit të ankesave e palëve mbi të cilat është miratuar akti, ka marrë vendim me të cilin e

miraton aktakuzën.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Gjykata.

Aktakuza, në përputhje me AKMIS – sistemi elektronik, i është caktuar  gjykatëses  Lidia Petrovska për trajtim të mëtejshëm në Këshillin e dënimit, i cili do të caktojë datën për seancën kryesore për të cilën palët si dhe publiku do të informohen, thonë nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Në “Transporter” të dyshuar janë kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për shpërdorim të detyrës në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir.