Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë,  në seancën e sotme të  mbyllur për opinionin, do të diskutojë rreth kërkesës së  Prokurorisë Speciale  për paraburgimin e  kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski.

Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013.

Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360 mijë eurove.

Taleski ishte dënuar me burg shtëpiak, ndërsa me kërkesë të PSP-së dy herë ia ka vazhduar paraburgimin. Për Temelkon nuk është pranuar masa e paraburgimit dhe ai vazhdon aktivitetet e tij politike dhe jetën personale në Shqipëri.