Skandali i përgjimeve është një sfidë për gjyqësorin nëse do të çlirohet nga ndikimi politik dhe do të reformohet në interes të qytetarëve, apo problemet në këtë sektor do të thellohen. Gjyqësori edhe në qoftë se e pastron skandalin me përgjimet, nga ky proces do të dalë me pasoja, thonë nga Institutit për Politika Evropiane. Ata njoftojnë se vendimet për reforma në gjyqësor të propozuara nga opozita, patjetër duhet të zbatohen me kujdes.
“Propozimi për një rizgjedhje të plotë është një rrezik i madh, gjëra të tilla tani ndodhin në Shqipëri, ka pasur përpjekje edhe në Serbi, ai mund të jetë një rezultat final nëse gjyqësori nga brenda nuk orvatet për reforma që do të ishte një zgjidhje shumë e qëndrueshme”, deklaroi Malinka Ristevska Jordanova, drejtoreshë e IPE.
Monitorimi tregon se besimi në gjyqësor është në shkallë të ulët, ka shtyrje të seancave gjyqësore, dhe se problemi është në institucionet gjyqësore.
“Pavarësia të fillojnë që nga momenti i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, dhe më tej deri në funksionimin e mirëfilltë të gjyqësorit”, tha Aleksandra Bogdanovska, Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë.
Për vlerësim të cilësisë së ulët u pajtua edhe gjykatësi Vlatko Samarxhiski, i cili është anëtar i Këshillit Gjyqësor. Ai thotë se vlerësimi i gjyqtarëve duhet të bazohet sipas numrit të lëndëve.
“Tanimë zhvillohen bisedime mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të huaj ku tregohet mënyra në të cilën gjykatësi e udhëheqë procesin, aftësia e tij për të qenë i paanshëm për palët, pavarësia e tij në vendim-marrje dhe ngadalë të lëshohet, numri i lëndëve të jetë më i rëndësishme për vlerësimin e gjykatësit”, u shpreh Vlatko Samarxhiski – anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Vërejtje të mëdha në lidhje me gjyqësorin kishte edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.