Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura.

Në sajë të operacionit “Last Time” është vënë në pranga Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Gjithashtu janë ndaluar Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”.

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.