Grabitet një grua në bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup nga dy persona të panjohur të cilët me kërcënim me thikë nga çanta i kanë marrë 180.000 denarë, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin ditor.
M.S.T. sot në mëngjes në orën 5:40 në NJIK Shkup ka paraqitur se në bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryer vjedhje, ku nga çanta i kanë marrë rreth 180.000 denarë. Merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Mia