Të maskuar në kokë, me pistoleta dhe kallashnikovë në duar, tmerri i vjedhjeve të armatosura është kthyer në Çair dhe në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë.

Ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur – dy me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë dhe qese në dorë, vodhën fitimin ditor të kompanisë për teknikë të bardhë që gjendet përballë stadiumit të klubit “Shkupi” në Çair.