Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një deklaratë për televizionin serb, Pink ka deklaruar se deri më tani në Maqedoni ishte princip që qeverinë ta formojnë partia fituese e pales maqedonase dhe ajo e pales shqiptare, transmeton Zhurnal.

Ai tha se këtë princip e ka thyer këtë rradhë BDI duke u përcaktuar të bëj koalicion me një parti që nuk i ka fituar zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit janë thyer principet demokratike në Maqedoni. Me të drejtë qytetarët protestojnë këto ditë, unë shumë i kuptoj këta qytetarë të revoltuar maqedonas. Deri më tani faktori ndërkombëtar ka insistuar gjatë këtyre 10 viteve në Maqedoni të respektohet principi fituesi me fituesin duke e cilësuar Maqedoninë si shtet multietnik dhe specifik. Por BDI këtë rradh e theu këtë princip dhe kjo e ka revoltuar antarësinë e VMRO-DPMNE-së dhe ka shkeluar vullnetin e shumicës maqedonase”, ka deklaruar për televizionin serb Pink të Serbisë, kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Më poshtë e keni videon e plotë: