Fushata e liderit të VMRO-DPMNE-së dje vendosi të ndajë kohë që Nikolla Gruevski ta vizitojë manastirin Velusa në rajonin e Strumicës edhe pse ai ka agjendë të “ngjeshur” me shumë takime dhe mbajtjen e mitingjeve, transmeton Zhurnal.

Gjithsesi, në vend që ndezja e qirinjve dhe lutja të mbeten në privatësi dhe qetësi, Gruevski ishte ndjekur nga fotografi i cili i shënoi të gjithë kuadrot nga vizita në manastir me qëllim që të përmirësohet imixhi i tij në fetar demo-ortodoks në kulminacionin e fushatës zgjedhore dhe akuzat gjithnjë e më serioze nga opozita se ka udhëhequr politikë të koruptuar për çka veç më po zhvillohen procedura hetimore.

Ndryshe, Gruevski gjatë kësaj fushate zgjedhore është shfaqur tepër i nervikosur duke kërkuar nga qytetarët ta mbështesin me 63 deputet në Parlament. Shumica e analistëve thonë që kjo kërkes vjen  nga Gruevski sepse e di që nëse humb në këto zgjedhje ai me shumë gjasa do të përfundon në burg.