Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski së bashku me sekretarin për politika ndërkombëtare të partisë Aleksandar Nikolloski është takuar me ambasadorin e Turqisë në vend, Erkall Kara, me të cilin mes tjerash kanë biseduar për gjendjen aktuale politike.

Nga partia kanë theksuar se nuk duhet të vazhdohet mandati i PSP-së, si dhe nuk është e vërtetë se ishte arsyeja për mos arritjen e marrëveshje për koalicionim me BDI-në.

Dallimet kryesore, sipas VMRO-DPMNE, ishin rreth kërkesës së BDI-së për ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Në bisedimet me BDI, VMRO-DPMNE ishte E qartë kundër futjes së dygjuhësisë në të gjithë territorin, kurse treguam interes në një diskutim në lidhje me ide të veçanta për përmirësime në ligjin për përdorimin e gjuhëve në ato komuna ku jetojnë komunitete etnike të ndryshme nga Maqedonia të paktën 20 përqind në kuadër të komunës, çështje për të cilën gjithashtu kishte shumë dallime”, ka thënë VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër BDI më herët është shprehur se PSP ka qenë arsyeja pse nuk kanë koalicionuar.

‘Fakti që nuk bëmë shumicë parlamentare me VMRO-DPMNE është nga arsyet se nuk ishin të gatshëm ta pranojnë vazhdimin e mandatit të PSP-së’, ka deklaruar më herët Talat Xhaferi nga BDI.