Para pak castesh mbajti mbledhje kryesia e VMRO dhe morrëm vendim që sonte do e lexoj dhe të dëgjojnë të gjithë ata që sytë i kanë kah Maqedonia, kështu ka thënë në fjalimin e tij lideri i VMRO Nikolla Gruevski para të pranishmëve në KSHZ, informon ManastiriLajm.

KSHZ ka miratuar vendime që luhasin qëndrimin e popullit, puna e saj u bë parodi, kemi informacione edhe të përzierjes së përfaqësuesve të huaj në punën e tyre që të ndikojnë tek disa anëtarë, e disa përfaqësues të pavarur në fakt nuk janë të pavarur.

Bëjmë thirje ka thënë Gruevski që të mos bëhet presion ndaj gjykatës administrative por në rast se i vërteton vendimet e KSHZ, VMRO nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin, ka thënë Gruevski.