Plot me energji pozitive, entuziazëm, me dëshirën për suksese të reja për mbarë shoqërinë dhe shtetin, me gatishmërinë që të ndihmohet çdo njeri, çdo individ të kor sukses, me plan dhe strategji të projektuar mirë hyjmë në vitin 2017, tha në fjalimin e Vitit të Ri kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Qytetarëve të Maqedonisë u dëshiroi gëzim dhe Vit të ri të suksesshëm dhe realizim të qëllimeve dhe planeve të projektuara.
“Secili prej Jush, në vitin e ri hyn me planet dhe problemet personale dhe familjare, me dëshira dhe sfida personale. Çdo individ i ka qëllimet e veta, për të cilat të mos harrojmë para së gjithash nevojitet shëndet i mirë. Prandaj, më lejoni secilit prej jush t’u uroj të ketë shëndet të mirë, ta ndjek fati, të ketë qetësi në shpirt, të japë dhe të marrë dashuri më shumë se kurrë më parë dhe t’i realizojë qëllimet dhe planet e projektuara”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.