Do të tentojë të formojë qeveri, por jo me çdo çmim, thotë në intervistë për “Dnevnik” lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duke kometuar platformën që e publikuan partitë shqiptare në Maqedoni, e kurse realizimi së cilës është kusht që ata të koalicionojnë me njërënë nga dy partitë politike maqedonase në qeverinë e re. “Nëse shkohet sipas principeve të deritanishme kushtetuese në Maqedoni, do të duhet të formojë qeveri. Nëse shkilen ato, gjithçka është e mundur”, thotë Gruevski.

Në lidhje me konstatimet e shumë politikanëve shqiptarë, analistë dhe media se antarësia e BDI-së nuk dëshiron koalicion me VMRO-DPMNE, Gruevski thotë:

“Nuk e di nëse ashtu mendon antarësia e BDI-së, por e di se si mendonte antarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008, e kështu deri diku edhe në vitin 2011 dhe 2014. Por prap, VMRO-DPMNE vendosi të koaliconojë me BDI-në, pasi ishte e dukshme nga zgjedhjet se shumica e popullit shqiptarë deshën BDI të jetë në qeveri”.

I pyetur se cili do të jetë veprimi i partisë së tij nëse tani BDI vendos të mos koalicionojë me VMRO-DPMNE si fitues, Gruevski është decid:

“Nëse VMRO-DPMNE si pari fituese do të manipulohet nga BDI, pavarësisht kush do të jenë shkaqet për këtë, të jeni të sigurtë se së shpejti, VMRO-DPMNE do të kthehet në derë të madhe në qeveri dhe kjo më së paku dy mandate me rradhë. Dhe do të jemi pa asnjë lidhje gjatë përbërjes të qeverisë”.

Në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve, Gruevski thekson se ata edhe tani edhe në të ardhmen do të jenë afërsisht 25 parti në koalicion me platfomë të përbashkët. Nëse dëshirojmë ta luajmë lojën me platforma, ashtu do ta bëjmë nga tani, thotë Gruevski në intervistë. Ndiqeni disa pyetje më kyçe të intervistës për gazetën Dnevnik të Gruevskit në lidhje me Platformëën e partive politike shqiptare dhe situatës pas-zgjedhore:

 

Mes partive shqiptare po krijohet një platformë e përbashkët. Po bëhet atmosferë që këtë herë mos bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE?

Po, përsëri ajo atmosferë si në të kaluarën dhe tash jepet nga mediat dhe personat që i përkasin financimit nga Instituti i shoqërisë së hapur. Përfshirja e disa politikanëve të jashtëm dhe diplomatëve në storien e njejtë është nga operacioni i kaluar i drejtuar nga një qendër. Megjithatë, vendimi do jetë i yni, i BDI dhe partive tjera, dhe askush nuk do ketë të drejtë të flasë për tjerët ose të sugjerojë ose të bëj presion sepse vendimi është i yni.

Shumë politikan shqiptarë dhe analist theksojnë se elektorati shqiptarë kërkon qeveri të udhëhequr nga LSDM dhe partitë shqiptare?

Në vitin 2008 elektorati maqedonas e në veçanti ai i VMRO-DPMNE nuk dëshironte koalicion mes VMRO-DPMNE dhe BDI, por ajo ndodhi sepse shqiptarët në Maqedoni e zgjodhën BDI-në si parti që do i përfaqësojë në qeveri.

Por, këtë herë edhe mediat shqiptare janë me të njejtin qëndrim?

Po, njejtë edhe në 2008 ndodhi me mediat maqedonase.

 

Thonë se edhe anëtarësia e BDI nuk dëshiron koalicion me VMRO-DPMNE?

Nuk e di çfarë mendon anëtarësia e BDI por e di si mendonte anëtarësia e VMRO në 2008, deri më 2011 dhe në 2014. Megjithatë, VMRO-DPMNE atëherë vendosi të koalicionojë me BDI sepse ishte e qartë nga zgjedhjet që shumica e qytetarëve shqiptarë deshën BDI-në në qeveri.

Nuk ishte ashtu dhe në 2006?

Në vitin 2006 nuk mund të ishte ndryshe sepse ne nuk njiheshim fare, madje kishim të freskëta kujtimet nga konflikti i 2001 kur ishim në dy anë të kundërta. Megjithatë, edhe ne politikanët por edhe më vonë elektorati gjetëm forcë që të kalojmë këto sfida.

Megjithatë, BDI mund të sjellë një vendim ndryshe?

BDI ka të drejtë të merr vendim ndryshe si të dojë ashtu si mundemi dhe ne.
Do të thoni se në të ardhmen nuk do bëni koalicion me ata nëse nuk shkojnë në koalicion me VMRO-DPMNE si parti e cila mori më shumë vota dhe deputetët?

Mendova në mënyrë gjenerale se çdokush mund të merr vendim vet, por nëse doni të përgjigjem në këtë pyetje, do themë. Nëse tani BDI shkon në koalicion me të dytën në vend me të parën kjo do të thotë vendosje e praktikës së re dhe traditë të re në Maqedoni, në të cilën ne do të vendosim më pas por edhe në të ardhmen njejtë.

Doni të thoni se nëse tani BDI nuk futet në koalicion me VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhëshme nëse fitoni nuk do i merrni në koalicion?

Në qoftë se VMRO-DPMNE si parti fituese e zgjedhjeve do të manipulohet nga BDI, pa marrë parasyshë aryetë që këtë, të jem i qartë se VMRO-DPMNE do të kthehet me derë të madhe në pushtet edhe atë për dy mandate me rradhë, dhe do jemi pa asnjë kusht për formimin e qeverisë.

Si do qoftë, gjashtë partitë shqiptare, tre parti dhe një koalicion i përbërë nga tri parti kanë dalë me platformë të përbashkët?

Edhe ne si në të kaluarën edhe në të ardhmen do jemi në koalicion me 25 parti me platformë të përbashkët. Në qoftë se duam të luajmë lojra me platforma, nuk ka asnjë problem, kështu do të vazhdojmë prej tani.

Ahmeti ka thënë se për të më e rëndësishme është interesi i shqiptarëve dhe platforma?

Për mua më të rëndësishme janë interesat e maqedonasve dhe gjithë qytetarëve të vendit përfshirë dhe shqiptarët. Besoj se koalicionimi që do bëjnë me LSDM më shumë do i ndihmojë asaj në elektoratin shqiptarë.

Nuk do ju ndihmojë në këtë rast shqiptarëve në Maqedoni?

Shqiptarëve në Maqedoni nuk do ju ndihmojë dygjuhësia në gjithë vendin përfshirë edhe në Delçevë e Berovë, atyre do ju ndihmojnë që në 4 vitet e ardhëshme të hapen 100 ose 150 fabrika të reja dhe punësimi i njerëzve. Nëse fillon të rritet standardi i jetesës, nëse marrin pensione më të larta, paga, subvencione, ndihmë sociale, ndërtim i infrastrukturës së nevojshme, nëse marrin mbështetje për ndërtimin e shtëpive, nëse do të bëhen shumë reforma dhe vendi të shkojë përpara.

 

burimi: Dnevnik