Gruevski: “Para pak castesh mbajti mbledhje Komiteti Qëndror i VMRO DPMNE dhe shpallëm një manifest,  që sonte do e lexoj dhe të dëgjojnë të gjithë ata që sytë i kanë kah Maqedonia, kështu ka thënë në fjalimin e tij lideri i VMRO Nikolla Gruevski para të pranishmëve në KSHZ”,  informon ManastiriLajm.

JA PIKAT E MANIFESTIT TË KOMITETIT QËNDROR TË VMRO DPMNE:

  • “KSHZ-ja ka miratuar vendime anti-ligjore, me qëllim shkeljen e vullnetit të popullit. Puna e KSHZ-së është shndërruar në sfilatë. Kemi informacione për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim që të ndikojnë në falsifikimin e vullnetit të qytetarëve. Disa nga përfaqësuesit e pavarur nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund t’i korrigjojë Gjykata Administrative, andaj edhe bëjmë thirrje që të mos bëhet asnjë presion ndaj asaj gjykate nga askush. Bëjmë thirje që të mos bëhet presion ndaj gjykatës administrative por në rast se i vërteton vendimet e KSHZ, VMRO nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor”
  • VMRO DPMNE nuk do të lejojë që Ambasadat e huaja të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë!
  • VMRO DPMNE i braktisë dhe nuk do të mer pjesë në negociatat e llojit si përzhino, ku janë pjesmarës edhe përfaqsues të ambasadave të huaja ose ndërmjetësues të huaj!
  • VMRO DPMNE do të luftojë për de-sorosoizimin e shoqërisë, dhe forcimin e sektorit civil të pavarur!
  • VMRO DPMNE nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë asnjë formë të federalizimit, kantonizimit apo ridefinimit  të Maqedonisë!

Ky vendim i VMRO DPMNE erdhi pas takimeve intenzive gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme të krerëve të VMRO-së me diplomatë të huaj. Si duket të gjitha gjasat janë se, pas rivotimit në disa vendvotime numri i deputetëve do të bjerë në 50 për VMRO DPMNE dhe gjasë do të shkojë në opzitë.
Si duket VMRO DPMNE e Nikolla Gruevskit me vendimet që i shpallën në manifestin e sontëm, kanë përgjedhur më parë ta përshkallzojnë e krizën në vend se sa të shkojnë në opozitë. / ManastiriLajm /