Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë Nikolla Popovski dhe Nikolla Todorov u takua me ambasadorin e Republikës së Francës Kristijan Timonie.

Ambasadori francez, siç citohet në njoftim, theksoi se atë që i dëshiron Maqedonisë është vendosja e stabilitetit me qëllim të lëvizjes së punëve përpara dhe tejkalimin e situatës aktuale.

Nga VMRO-DPMNE-ja u theksua se partia ka pasur tentativa që për 10 ditë të formojë Qeveri, edhe pse që në fillim ishte e qartë se me këtë shumicë të ngushtë formimi i Qeverisë në Maqedoni do të jetë një sfidë serioze, megjithatë edhe përkundër kësaj hymë me vullnet dhe optimizëm. “Por për fat të keq tek BDI-ja u paraqitën disa çështje të cilat i kthyen që të bëjnë koalicion me BDI-në, ndërsa nga bisedimet me ata, ndërsa edhe nga informacionet që i morëm dominojnë të paktën dy çështje kryesore, citojnë nga VMRO-DPMNE-ja dhe shtojnë se e para është e lidhur me korpusin e çështjes kombëtare, ku hyn platforma e re të cilën e propozuan edhe me kërkesat për ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e dyta është e lidhur me sfidat e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shtojnë se përkundër kësaj, nga VMRO-DPMMNE-ja u theksua se në vend ka disa parti që kanë specifika për shtete të tjera në botë, dhe kjo siç citohet, është që të kërkojnë dhe presin mendime nga ndonjë faktor i jashtëm për punët për të cilat zakonisht në vendet kudo në botë nuk pritet mendim për të tilla çështje nga faktorë të jashtëm, madje edhe nuk mund të mendohet dikush tjetër të përzihet në marrjen e vendimeve të caktuara të partive.

“VMRO-DPMNE e respekton shumë komunitetin ndërkombëtar. Gjithmonë me seriozitet të plotë i merr analizat dhe qëndrimet dhe mesazhet që dërgohen prej saj, dhe i marrim parasysh gjatë marrjes së vendimeve, por edhe kufizojmë se ku i duhet dhënë më tepër peshë këtyre vendimeve”, citojnë nga partia.

Në njoftim citohet se ambasadori francez ka theksuar se kjo nuk është diçka e panjohur për Ballkanin “Në traditën franceze është që të respektohet pavarësia e vendit dhe prandaj ne tentojmë sa më pak që është e mundur të përzihemi në punët e brendshme”, deklaroi ambasadori.

Nga VMRO-DPMNE-ja në takim u theksua se platforma e ofruar është një tentativë për rinegociata të Marrëveshjes së Ohrit.

“Vlerësojmë se një proces i tillë mund të sjellë në një drejtim të gabuar sepse mundet që edhe etnitë e tjera të cilat nuk janë shumicë në vend të ofrojnë platformën e tyre sepse kjo që BDI-ja dhe partitë e tjera shqiptare e krijuan është vetëm për shqiptarët. Gjithashtu mundet që edhe komuniteti shumicë, më saktë maqedonasit, të bëjnë platformën e tyre dhe të vendosin kushte për tani dhe për në të ardhmen, që do të jetë arsye për probleme të reja dhe rigrupim, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve nga VMRO-DPMNE-ja u theksua se Maqedonia është një nga disa vendet që më mirë qëndrojnë në Evropë në drejtim të dhënies së lirive dhe të drejtave për komunitetet më të vogla që të përdorin gjuhët e tyre që u mundësua edhe para dhe pas lidhjes së marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Në bisedimet me BDI-në u pajtuam që të bisedojmë për avancimin eventual lidhur me komunat ku ka mbi 20 për qind të bashkësisë etnike të ndryshme nga shumica, ku u zhvilluan ide të cilat do të ishin në dobi edhe për shqiptarët por edhe për etnitë e tjera në komunat ku janë 20 për qind.

Në kumtesë theksojnë se “për VMRO-DPMNE-në shqiptarët në Maqedoni janë shumë të rëndësishëm, po po ashtu janë shumë të rëndësishëm edhe turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët dhe të tjerët, dhe shtojnë se obligim është të kujdesn për të gjithë”.

“Insistimi i BDI-së ishte për dygjuhësi në tërë territorin, që vlerësojmë se nuk është në pajtim me Kushtetutën, as nuk ka logjikë. Ata janë përfaqësues të bashkësisë që ka përqindje të konsiderueshme, 25 për qind, por megjithatë bashkësia shumicë është 65-66 për qind maqedonas dhe me tërë respktin ndaj bashkësisë dhe qytetaëve shqiptarë, megjithatë dallimi është i madh që tërësisht të barazohet përdorimi i gjuhës. Moment i dytë i rëndësishëm është se shqiptarët në Maqedoni janë kryesisht të përqëndruar në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, ndërsa dygjuhësia në tërë territorin përveç problemeve politike, do të krijojë edhe probleme ekonomike, por edhe potencial për probleme të shumë qytetarëve në jetën e përditshme”, thuhet në kumtesë.

Në takimin mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja u potencua se “BDI-ja në bisedat për koalicion po udhlhiqet edhe nga analizat për zgjedhjet e ardhshme lokale”.

“Në zgjedhjet e kaluara lokaleishte sfidë serioze që BDI-ja të fitojë në disa komuna për ta strategjike dhe mirë e mbajmë mend rolin e VMRO-DPMNE-së në ato zgjedhje në disa komuna në pikëpamje të përkrahjes së dhënë, por kjo megjithatë është punë e BDI-së. Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe do të shihet se a kanë pasur vlerësimin e kirë”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE-ja

Ambasadori francez pyeti nëse në VMRO-DPMNE vlerësohet se Ahmeti është i sinqertë në atë që e thotë në politikë, në çka u përgjigjën se sinqeriteti dhe mençuria e tij tani janë në test serioz.

Në takimin janë këmbyer informata ehde për projekte me të cilat Franca ka ndihmuar ose dëshiron t`i ndihmojë Republikës së Maqedonisë.