Me që nuk arriti të merr 63 deputet ashtu siç pretendonte gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tani nuk i ka numrat për të formuar qeveri të pavarur. Menjëherë pas daljes së rezultateve preliminare, në dy deklaratat e tij, Gruevski la të kuptohet se partia e tij do të punoj që të shkrihet hendeku mes bashkësive etnike.
“Do të fokusohemi në periudhën e ardhshme që të shkrihet akulli ndërmjet qytetarëve, akulli politik. Oponenti jonë në dëshirën që të në fitojë krijoji shumë urrejtje, u krijua një hendek i madh mes qytetarëve të Maqedonisë, dhe në do momente edhe ndërmjet bashkësive etnike. Ajo duhet të përfundojë. Unë personalisht, qeveria e re, VMRO DPMNE do të punojmë në zvogëlimin e atij hendeku, dhe të një bashkimi mes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Analisti Bashkim Bakiu, tha se edhe për kundër numrit të vogël të deputetëve shqiptar në përbërjen e re parlamentare, ata do të jenë faktor kyç për formimin e qeverisë.
“Ata kanë shansin dhe momentin historik për të kushtëzuar për të ndryshuar dhe për të shfrytëzuar këtë retorikë më të butë të Gruevskit, i cili për shkake të ngushtësisë që ka me LSDM-n mbas kushtetutës mandati i jepet partisë së dytë konkretisht liderit Zoran Zaev”, tha Bashkim Bakiu, analist.
Por ish ambasadorin Risto Nikovski, thotë se kërkesat e partive shqiptare nuk mund të pranohen nga partitë maqedonase. Ato parti që do ta formojnë qeverinë, duhet të jenë objektive dhe të mos të kërkojnë të pamundurën, sepse kjo nuk mund të kalojë dhe mund të shkaktojë trazira dhe përleshje të reja që do t’i paguajmë të gjithë, porositi Nikovski.
“Mendoj se qëndrimet fillestare para zgjedhore të partive shqiptare ishte ekstreme dhe jo reale, jashtë kushtetutës dhe ridefinimi i shtetit në mënyrë që assesi nuk mund të kaloj në kushtet e dhëna”, tha Risto Nikovski, ish Ambasador.
Edhe pse lideri i tij, ka zbutur tonin e tij. Por kjo nuk ndodhi me anëtarin e partisë VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev, i cili publikisht në konferencë për shtyp me gazetar e kërcënoj liderin e LSDM-së dhe tha se do të përballet me zemërimin e 400 mijë maqedonas./TV21