Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka dedikuar një hapësirë fshatit shqiptar të Tërnovës së mbuluar nga dëbora.

The Guardian ka shpërndarë imazhin e fshatit në rrjetin social Instagram dhe e ka bërë pjesë të një shkrimi ku kishte listuar disa nga fotografitë më të bukura të ditës. “Ja një foto mahnitëse ajrore e fshatit të izoluar të Tërnovës.

Një vend rreth 80 milje në veri të Tiranës”, shkruan “The Guardian” në përshkrimin e fotografisë në Intagramm. Fotografia që ka mahnitur median britanike është realizuar nga Hektor Pustina.

fshat