Fethullah Gulen, kleriku mysliman që jeton në SHBA dhe akuzohet nga Turqia për orkestrimin e puçit të dështuar vitin e kaluar, ka thënë se nuk ka plane për t’u arratisur nga Shtetet e Bashkuara dhe se do të pranonte ekstradimin në Turqi nëse Uashingtoni e pranon ftesën e Ankarasë për ta dorëzuar atë.
Gulen, 79-vjeçar, i ka mohuar akuzat e qeverisë turke nga muaji shkurt se ai është duke u përgatitur për të shkuar në Kanada në mënyrë që ta shmangë ekstradimin, transmeton Express.

“Ato thashetheme nuk janë aspak të vërteta,” ka thënë Gulen për Reuters.

“Nëse Shtetet e Bashkuara se shohin të arsyeshme ekstradimin tim, atëherë do të shkoj [në Turqi],” ka thënë Gulen.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe qeveria turke e akuzojnë Gulenin për orkestrimin e tentim puçit të korrikut të kaluar, në të cilin më shumë se 240 persona u vranë./Express/