Johannes Hahn, eurokomisioneri për zgjerim, është duke i mbajtur takimet e tij me partitë politike që kanë siguruar ulëse në përbërjen më të re të kuvendit të Maqedonisë.
Në profilin e tij në Twitter, Hahn thotë se rruga e BE-së është e hapur për Shkupin, por koha ecën. Hahn thotë se është i nevojshëm një qëndrim politik në vend të taktizimeve.

Eurokomisioneri Hahn thotë se Shkupi ka nevojë për qeveri të re dhe për reforma.