Komesari për zgjerim dhe politik fqinjësore, Johanes Hahn, i cili ka prezantuar Raportin për Maqedoninë, tha se vendi do të duhet t’i plotësoj të gjitha kushtet të parashikuara me Marrëveshjen e Përzhinos.

“Nuk jemi jashtë krizës politike vendore pa dallim hapave të bëra pozitive në periudhën e fundit. Liderët tani kanë mundësin që të tejkalojnë krizën dhe të adresojnë problemet sistematike. Duhet të zbatohen zgjedhje të besueshme. Maqedonia, si dhe Serbia ka luajtur rol të rëndësishëm për krizën e migrantëve me vendet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje. Komisioni Evropian e mban rekomandimin e vitit të kaluar por e kushtëzon me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat prioritare”, ka deklaruar Hahn.

Hahn ka thënë se të gjithë vendet kandidate të BE-së kanë bërë hapa të rëndësishëm, por se ende ka një numër të madh të reformave që duhet t’i zbatojnë.