Zëvendës kryetari i Qeverisë, Festim Halili gjatë vizitës së tij në Muzeun e Alfabetit në Manastir  e ka dënuar aktin vandal ku është dëmtuar Muzeu i Alfabetit. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, dhe se ABC-ja shqipe nuk ndalet me gurë e guraleca, raporton TetovaSot.

Sot para 108 viteve më parë në këtë shtëpi, u mblodhën delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga mërgata me qëllim që të ulen të gjithë së bashku dhe të përpilojnë, njësimin e Abetares së unifikuar shqiptare, respektivisht të shkronjave shqipe. Kjo shtëpi ka shpirtin e delirësisë, ka shpirtin e arsimimit shqip, edhe pse herë pas here kjo shtëpi sulmohet me gurë e guralecë, por shpirti i kësaj shtëpia do të ngadhenjejë gjithmonë, dhe se ABC-ja shqipe çdo herë do të përdoret, për të dërguar përpara shkencën, arsimin, popullin tonë, por edhe gjithë njerëzimin”, theksoi Halili në Manastir.