Bashkimi Evropian do ta financojë ndërtimin e linjës hekurudhore nga Koridori N8 e cila duhet t’i lidhë Detin e Zi me atë Adriatik dhe e cila kalon nëpër territorin e Maqedonisë. Kështu deklaroi për Deutsche Welle komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han i cili shtoi se nga Brukseli do të propozojnë për financimin e 6 projekteve për transport, autostrada dhe linja hekurudhore.

“Një nga linjat hekurudhore është e lidhur me Korridorin e njohur N8 i cili duhet të bëjë lidhjen lindje-perëndim nga Bullgaria në Maqedoni dhe të arrijë deri në Shqipëri”, tha Han.

Deklarata e eurokomisarit vjen disa orë para takimit “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të procesit të Berlinit i cili u hap sot në qytetin Trieste të Italisë./Gazeta Express/