Bashkimi Europian pret nga presidenti Gjorge Ivanov që t’i dorëzojë kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë. Komisionari Han ka thënë se pas mbledhjes së firmave të deputetëve, presim të ndërmerren hapat e mëtejmë në përputhje me Kushtetutën, që presidenti t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit nga partitë që kanë shumicën në Kuvend.

Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të mirëpriten, kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara. Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore dhe e drejta e liderëve që të tentojnë të formojnë Qeveri është shenjë e demokracisë së shëndoshë. Obstruksionet dhe nënçmimet e këtyre përpjekjeve nuk kanë vend në një proces demokratik. Për këtë qëllim presim nga të gjitha partitë që t’i respektojnë parimet dhe standardet demokratike dhe të kyçen në mënyrë konstruktive dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpunimit në vend se të nënçmohen njëri me tjetrin. Kjo qasje e solli vendin në krizë. Duhet të anashkalohen nga të gjithë pa marrë parasysh se janë në pushtet apo opozitë. Që të dyja bashkë, opozita dhe pozita kanë për detyrë dhe peshë në funksionimin e një demokracie dhe që të dyja mund ti japin formë ardhmërisë së shtetit -ka deklaruar Han.

Han ka kujtuar partitë politike se mbetet obligimi që të lëvizin vendin drejt rrugës euroatlantike dhe zbatimin e reformave. Në këtë drejtim Han kërkoi angazhimin e krerëve politik përfshirë edhe kryeparlamentarin që në tërësi të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe në mënyrë të përgjegjshme që të mundësohet formimi i Qeverisë e cila duhet ti adresojë të gjitha reformat.