Janë përgatitur karta sociale për 60 të rinj dhe janë hapur katër info qendra karriere për të rinj në Manastir, Prilep, Shtip dhe Shkup, ku 112 të rinj nga familje me ndihma sociale do të marrin këshilla karriere dhe do të përfitojnë aftësi shtesë në drejtim tëpërmirësimit të konkurencës së tyre në tregun e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, janë trajnuar 20 përfaqësues institucionesh për zbatimin e metodologjisë së këshillave të karrierës dhe udhëzimit të hershëm për karrierë.

E gjithë kjo është pjesë e projektit ”Dera e hapur – për të rinjtë nga të rinjtë”. Projekti zbatohet nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në partneritet me EASP nga Maqedonia dhe KABA nga Sllovakia.

Qëllimi i projektit është përfshirja sociale e grupeve të rrezikuara të të rinjve përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje në tregun e punës.