Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh i nominuar për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Nëpërmjet një njoftimi, AAK ka thënë se takimi i Haradinajt me ambasadorin është “vazhdimësi e bisedave të përbashkëta për aktualitetin dhe zhvillimet në Kosovë”.

 

Haradinaj dhe Delawie folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre, si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës, bën të ditur njoftimi.

Sipas AAK’së, Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj, dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend.