Paramithia është një ndër qytetet e krahinës së Çamërisë, e banuar dikur nga popullsia e Çamërisë. Si qytete të tjera të kësaj krahine edhe Paramithia u spastrua nga pjesa dërrmuese e popullsisë autoktone çame përmes genocidit grek, i udhëhequr nga famëkeqi Napoleon Zerva. Popullsia çame u shpërngul me forcë nga trojet e veta duke lënë pas viktima, gra, burra, pleq e fëmijë, së bashku me pronat e tyre.

27.al publikon një fotografi të hartës së pronave të Paramithisë në vitin 1939-1940, pak kohë para shpërnguljes së popullsisë së Çamërisë nga trojet e tyre. Janë emrat e lagjeve, pronave dhe familjeve të Paramithisë.