Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit nga PDK, Bekim Haxhiu e ka krahasuar Listën Serbe me Vetëvendosjen, duke thënë se ajo, tonët nacionaliste i përdor vetëm për konsum të brendshëm politik.

Haxhiu këto komente i ka bërë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ai, ndër tjerash ka shtuar se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve shihet se koalicioni i udhëhequr nga PDK është fitues i vitit 2017.

“Më 22 tetor PDK do të riafirmohet si partia e parë në vend, ngase ky subjekt politik është i vetmi që ka bërë mirëqenie për qytetarët, në të gjitha sferat e saj”, ka thënë Haxhiu, shkruan Rrokum.

E derisa ka folur për Vetëvendosjen, Haxhiu ka thënë se vota e tyre ka qenë aksidentale.