Mesfushori belg i Chelseat e ka cilësuar trajnerin italian më të mirë se atë portugez, duke vënë theksin mbi stërvitjet dhe vendosjen taktike.

“Me Conten e dimë saktë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Punojmë më shumë në stërvitje, sidomos me vendosjen e lojtarëve dhe jemi të mirë faktikisht”, ka thënë fillimisht Hazard për Sky Sports.

“E di saktë se ku unë dua të shkoj e ku mbrojtësit duhet të shkojnë”, përcjell Telegrafi.

“Me Mourinhon nuk punonim kaq shumë. E dinim se çfarë të bëjmë sepse luajmë futboll – është normale, por ishte më ndryshe”, përfundoi ylli belg.