A e keni menduar ndonjëherë pse bletët janë aq të rëndësishme për mbijetesën tonë? Një nga njëmijë arsyet është fakti se ato mund të ndihmojnë në shërimin e AIDS-it.

“Nëse bletët zhduken nga sipërfaqja e Tokës, njerëzimi ka vetëm katër vite kohë për të jetuar. Nëse nuk ka më bletë, nuk ka më pllenim, nuk ka më njerëz”, kishte thënë Albert Einstein.

Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë “Washington” në St. Louis, kanë gjetur se duke shpuar vrima në shtresën mbrojtëse që e rrethon HIV-in dhe viruset e tjera, melittini – një helm i gjetur në helmin e bletës – vret virusin HIV duke e lënë trupin të padëmtuar, transmeton Gazeta Express.

Ky zbulim mund të çojë në krijimin e ilaçeve që janë imune ndaj rezistencës së HIV-it, duke krijuar gel vaginal anti-HIV që mund të parandalojë shpërndarjen e tij.

Në testet laboratorike, hulumtuesit e futën melittinin në nanogrimca, që janë më të vogla fizikisht se sa HIV. Kur nanogrimcat e mbushura me melittin ranë në kontakt me qelizat normale, ato u ‘frynë’.

Por kur ranë në kontakt me qelizat e HIV, nanogrimcat me melittin e shpuan mbrojtësen e virusit dhe e vranë atë. “Shpresa ynë është që në vendet ku HIV është më i përhapur, njerëzit do të mund të përdornin gelin vaginal si një parandalues të përhapjes së infeksionit”, tha Dr. Joshua Hood, një hulumtues në Universitetin Washington.

Studimi, i publikuar në gazetën “Antiviral Therapy”, erdhi pasi hulumtuesit në SHBA raportuan se është shëruar një foshnje me HIV në Mississippi, vetëm pasi kishte marrë terapinë 30 orë pas lindjes.

Burimi: Universiteti Washington.